Pas dështimit për formimin e qeverisë, Konjufca, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar reagim të shpejtë nga presidentja, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për të shkuar në zgjedhje të reja.
”Sot s’ka mbetur të thuhet asgjë përveç që pas këtij dështimi të paralajmëruar presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë të shpallë datën e zgjedhjeve që të mos humbet kohë edhe më tej. Edhe propagandimi i të pavërtetave të shumta që u munduan të bëhen në seancën e parë nuk pinë ujë. Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e BE-së, as kreditë e as qytetarët nuk mbesin pa paga vitin e ardhshëm”, ka thënë Krasniqi.
