Krahina gjermane Bavaria vendos stacione për testim të Kovid-19 në vendkalimet kufitare me Austrinë.
Kryeministri i Bavarisë, Markus Seder deklaroi se dëshiron që të gjithë që hyjnë në Bavari të testohen, ndërsa angazhohet edhe në Berlin të miratohet bazë ligjore për testim të obligueshëm të udhëtarëve gjatë hyrjes në Gjermani.
Seder kërkon që të testohen të gjithë udhëtarët të cilët hyjnë në Gjermani përmes rrugës tokësore, hekurudhore ose ajrore.
Ai shtoi se Bavaria po përgatitet të fillojë me testim të obligueshëm pasi shteti federal do të krijojë kushte ligjore.
