Universiteti dhe spitali i Milanos “Fatebenefrateli Sako” filloi projektin e quajtur “Banka biologjike”, i cili përfshin grumbullimin e të gjitha mostrave biologjike, gjaku dhe indi, të cilat kanë lidhje me virusin korona, që paraqet mundësi për studim dhe zhvillim të strategjisë për diagnostikë dhe terapi, përfshirë edhe vaksinë.
Banka BPM donoi 800.000 euro për hapjen e laboratorit dhe për rritjen e oksigjenit të lëngshëm për spitalin Sako, transmeton ANSA.
Është planifikuar ndërtim i hapësirës për marrjen e mostrave, një pjesë për Biobanka prej rreth 170 metrave katrorë, ku ruhen deri 18 enë kriogjene, hapësirë për ngrirje ku do të ruhet materiali, një pjesë me mjete teknologjike për Biobanka, si dhe për ruajtjen e azotit.
