Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga Prilepi paralajmëroi se për “Eurokompozit” do të kërkojë investitor dhe se fabrika do të ristrukturohet.
Siç theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në “Vitaminka”, sapo të gjenden investitor, menjëherë do të informohen të punësuarit, menaxhmenti dhe qytetarët në Prilep ku është e vendosur kompania.
Për momentin, theksoi Kovaçevski, shteti ndihmon në punën e “Eurokompozit”.
“Ka kontratë për prodhimtarinë me furnizuesit. Qeveria po bën analiza dhe ato do të shqyrtohen nga Komisioni për sistem ekonomik. Në përputhje me procedurat, do të hynë në proces të ristrukturimit dhe gjetjen e investitorëve strategjik. Kjo varet nga investitorët, planet e tyre dhe prodhimtaria”, tha Kovaçevski.
