Problemi me koncesionin e minierës Illovica tejkaloi në fazën e përplasjeve të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës, për atë se kush dhe në çfarë kohe e ka miratuar dhe kush është më hipokrit. Kryeministri Kovaçevski thotë se koncesioni është dhënë në kohë të VMRO-DPMNE-së kur kryeministër ka qenë Gruevski, ndërsa Hristijan Mickoski ka qenë këshilltarë i tij. Nëse qytetarët janë kundër atëherë nuk do të ketë miniera, tha kryeministri.
“Koncesionet për minierën Illovica janë dhënë në vitin 2012 dhe 2013 nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së, së kryeministrit Nikolla Gruevski dhe këshilltarit të tij, Hristijan Mickoski, i cili tani është kryetarë i VMRO-DPMNE-së. Nëse qytetarët në komunat e rajonit të Strumicës, përkatësisht në rajonin jug-lindorë të Strumicës, Novo Sellë, Vasilevë, Bosillovë, janë kundër hapjes së minierave, atëherë nuk do të ketë miniera”, tha kryeministri Kovaçevski.
LSDM e ka gjithë pushtetin për të shfuqizuar koncesionin, ashtu siç e bashkuan, u kundërpërgjigjën nga VMRO-DPMNE.
“Ashtu siç i bashkuan koncesionet për Illovicën, për nevojat e BDI-së dhe Destanit, mund edhe t’i shfuqizojnë, thelbi është në atë që LSD dëshiron të manipulojë, nga njëra anë dakordohet me BDI-në ndërsa nga ana tjetër manipulon me popullin. Qeveria e LSD votoi për bashkimin e koncesioneve me urdhër të Bekteshit dhe Aliut. Në plan të parë në LSD është interesi i biznesit të BDI-së dhe të afërmve të tyre, andaj nuk janë shfuqizuar koncesionet, e as nuk do të shfuqizohen”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Dje në Strumicë u mbajt protestë ku qytetarët, aktivistët dhe OJQ-të me vendosmëri theksuan se janë kundër hapjes së minierave Illovica – Shtuka, duke i quajtur miniera të vdekjes. Kërkonin që institucionet menjëherë të ndalojnë hapjen e tyre.
