Kovaçevski: Koordinimi në kohë parandaloi përhapjen e zjarrit në Manastir

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shkruar se falë koordinimit të mirë mes institucioneve është parandaluar përhapja e zjarrit në fabrikën e bukës në Manastir, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se institucionet kanë reaguar në kohë dhe në mënyrë të koordinuar.

“Sonte kam biseduar në telefon me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski për të mësuar rreth situatës me zjarrin në fabrikën “Zhito Manastir”. Ministri Spasovski dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov janë në komunikim të vazhdueshëm me komunën, ndërsa ekipet e MPB-së kanë ofruar mbështetje me kohë për lokalizimin e zjarrit. Reagimi në kohë dhe i koordinuar parandaloi përhapjen e zjarrit dhe shkaktimin e më shumë dëmeve”, ka shkruar Kovaçevski.

MARKETING I PAGUAR POLITIK