Kovaçevski injoron Taravarin! Qeveritarët nuk ishin të gatshëm të përgjigjen për këtë gjë

TË FUNDIT

65 vjetorin e hidrocentralit “Mavrova”, që u shënua në Vrutok të Gostivarit, shkoi për ta shënuar vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski, me Ministrin e Ekonomisë e drejtorin e ELEM-it. Këtu ishte edhe Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, i cili u injorua nga qeveritarët kur këta erdhën dhe u përshëndetën thuajse me të gjithë, por jo edhe me të parin e Komunës.

Deshëm të pyesim për këtë, por shërbimi për informim i kryeministrit Kovaçevski, kur kuptoi se për çfarë bëhet fjalë, nuk lejoi gazetarin e TV21 që të parashtrohen pyetje, por mediat e tjera kishin mundësi që të pyesin.

Situata e njëjtë nuk pati ndodhur në Kërçovë ku kryeministri takoi kryetarin e komunës Fatmir Deharin. Në atë kohë Kovaçevski nuk e injoroi kryetarin e komunës, përkundrazi ishin bashkë në tavolinë, siç mund të shihet edhe në këto foto.