Kovaçevski i sigurt se shumica i ka 64 deputetë/ Mexhiti: Nuk i kanë 64! 8 hyjnë, por do të dalin më tepër se 8

TË FUNDIT

Pas Alternativës, shumicën parlamentare e lëshoi edhe Lidhja Demokrate, e cila ishte pjesë e kolicionit me vetëm 1 deputet, kryetarin e partisë, Pavle Trajanovin. Ai paralajmëroi se nuk do ta votojë rikonstruimin e qeverisë, ndërsa shtoi se është e papranueshme teza që të krijohet një lidhje, siç thotë, për Bashkim Europian e të gjitha partitë që nuk janë në këtë lidhje, gjoja janë kundër BE-së. Trajanov thotë se do të vazhdojë edhe nga opozita të mbështes rrugën europiane.

“Ne si parti politike sikurse deri tani për çdo qëndrim të rëndësishëm ndërtojmë qëndrimin tonë dhe atë qëndrim e prezantojmë. Shpesh herë edhe ju jeni dëshmitarë që qëndrimet tona nuk janë përshtatur me ato të partisë qeverisëse, megjithatë nuk ka logjik që të qëndrojmë si subjekt politik i pavarur nëse vazhdimisht i pranoni thënë kushtimisht qëndrimet e vëllaut më të madh.”- deklaroi
Pavlle Trajanov – Lidhja Demokrate.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e kritikoi Trajanovin që nuk votoi për Ligjin e FRONTEX. Tha se pret që ai të veprojë si pro-europian në të ardhmen dhe mos të bëhet peng i Apasievit sikurse Mickoski. E sa i përket votimeve të nevojshme për qeverinë e re, kryeministri është i sigurt se ka shumicë stabile.

“Shpresoj që z. Trajanov si një politikan me përvojë nuk do të veprojë si Miskocski, të bëhet peng i Apasievit dhe normalisht që ne si qeveri dhe shumicë parlamentare ngelim të hapur për të gjitha partitë politike, çdo individ dhe organizata që janë pro vazhdimit të rrugës europiane të shtetit dhe për anëtarësim të plotë në BE. Ju thash që shumica është e fuqishme, stabile dhe se rikonstruktimin e qeverisë do të kalojë me një numër votash mbi 64.”- Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Për deputetin e BDI-së, nga grupi i zjarrit, Izet Mexhiti, Kova¬çevski me këtë deklaratë po mundohet të ruaj qetësinë e strukturës brenda shumicës, ngaqë sipas tij edhe vetë Kryeministri e di se nuk i ka 64 deputetë në shumicën e re.

“Kjo flet që nuk i kanë 64, fatkeqësisht vërtetohet ajo që e kam thënë në vazhdimësi që është një akrobacion politik, që nuk ka të bëj as për bashkim për Europë, as një rritje apo stabilizim të shumicës, sepse shohim që tetë mund të hyjnë por tetë e më tepër po dalin, ka paralajmërime edhe për më tepër (se do të dalin) kjo është shumë larg nëse marrim numrin 81 për ndryshimet kushtetuese për integrimet europiane.”- Izet Mexhiti, deputet nga BDI.

Mexhiti shprehet po ashtu se përveç tij, edhe dy deputetët tjerë, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi nuk përkrahin me votë hyrjen e ASh-së në qeveri.

Nga LSDM nuk presin befasi nga deputetët e vet gjatë votimit të rikonstruimit të Qeverisë, janë të sigurt se të gjithë socialdemokratët do të votojnë pro.