Zhvillimet e fundit na japin shenjë se punët shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshje mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe sindikatave për rritjen e pagave në sektorin publik, tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski nga “Sveti Nikolla”, transmeton TV21.
Ai tha se bashkë me rritjen, synohet edhe rritja e produktivitetit dhe efikasitetit në punë.
“Punët zhvillohen në drejtim të arritjes së marrëveshjes. Unë besoj se ai qëllim do të arrihet dhe të fitojmë një zgjidhje afatgjate, e cila do të sigurojë që nga shtatori dhe përgjatë viteve të ardhshme, rritje të pagave. Këtu para se gjithash mendohet në sektorin publik dhe kjo të ndërlidhet edhe me rritjen e produktiviteti dhe efikasitetit në punë. Konsideroj se ka kapacitet edhe Qeveria, edhe sindikata të gjejnë zgjidhje të tillë në interes të palëve”, tha Kovaçevski. /TV21
