Kosovë, Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it: Respektimi i Kushtetueses, vitale për demokracinë

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.

Në takim, përveç ambasadorëve të QUINT-it ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, teksa temë diskutimi  ishte rikuperimi ekonomik pas koronavirusit, si dhe forcimi i institucioneve demokratike. Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se respektimi i Gjykatës Kushtetuese, është vitale për demokracinë. /21Media