Numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162,439 votues apo 8.29% në më shumë se 97% të vendvotimeve, bazuar në të dhënat preliminare. Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se procesi po zhvillohet pa probleme.
“Procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimeve. Sipas të dhënave nga komisionet komunale, deri tash votimi po zhvillohet në kushte të rregullta dhe pa probleme”, tha ai në konferencë për media./21Media
