Kosovë, 3 viktima dhe 47 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive.

Prishtinë – 17, Gjilan – 9, Istog – 5, Kamenicë – 4, Fushë Kosovë – 3, Viti – 2, Ferizaj -1, Lipjan – 1, Obiliq – 1, Pejë – 1, Podujevë – 1, Suharekë – 1 dhe Vushtrri – 1.

Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 622. Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572./21Media