Nëse Kosova mbetet shteti i vetëm i rajonit që nuk i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur” kjo do të duket problematike, por e rëndësishme është që interesat e shtetit të Kosovës të ruhen, deklaroi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se Kosova duhet ta argumentojë mirë mospjesëmarrjen dhe jo të refuzojë apriori ndaj iniciativave rajonale.
Sipas Fetahut, edhe pse Kosova do të izolohej nëse të gjitha vendet do t’i bashkoheshin nismës Ballkani i hapur , nuk ka arsye që të jetë pjesë e një iniciative kur pengohet dhe sulmohet në çdo fushë.
Ndaj deklaratës së fundit të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se Rusia e mbështet nismën “Ballkani i Hapur” reagoi shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
