Korridori 8, VLEN: Ministrja e ndjen detyrim për të racionalizuar fondet në dispozicion

TË FUNDIT

Koalicioni VLEN, i është përjigjur pyetjes së TV21 se si e komentoni deklaratën e ministres së Financave, e cila thotë se Korridori 8 nuk është prioritet dhe se nuk ka vlerë të shtuar në krahasim me Korridorin 10.

“Asnjë projekt infrastrukturor strategjik nuk duhet t’i jepet dimension partiak. Për VLEN, si Korridori 8 ashtu edhe Korridori 10 janë projekte që vulosin vendosmërinë tonë euroatlantike. Deklarata e ministres së Financave është pasqyrë e një fakti se si qeveri e re, ne trashëguam një cunami financiar në buxhetin e shtetit dhe ajo si ekonomiste ndjen detyrimin për të racionalizuar fondet në dispozicion. Çështjet janë ende objekt i debatit publik. Korridori 8 do të realizohet me dinamikë të përcaktuar në kuadër të mundësive financiare, në koordinim me partnerët strategjikë dhe në interes të zhvillimit ekonomik afatgjatë”, thuhet në përgjigjen e VLEN-it.