Koronavirusi prek MPB-në

TË FUNDIT

Disa të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e TV21, por pa precizuar saktë se sa prej tyre janë infektuar.

-Sot ka arritur informacioni se në njërën nga njësite e MPB-së ka të infektuar me Covid-19. Kontaktet e para veçmë janë analizuar dhe u janë dhënë vendime për izolim. Gjithashtu janë ndërmarrë të gjitha masat nga ana e epidemilogëve- tha Filipçe, ministër i Shëndetësisë./TV21