“Korona na mbyti, nuk kemi ku të dalim”, si po e përjetojnë izolimin qytetarët e Shkupit?

TË FUNDIT

Kaluan pothuajse 2 javë që kur nisi izolimi i qytetarëve nëpër shtëpitë e veta për shkak të gjendjes me virusin korona. Por si po e kalojnë qytetarët këtë izolim? Në një anketë të TV21 shprehen se mezi po presin të kalojë kjo situatë. Për disa është e vështirë por thonë se masat duhet të respektohen.

Qytetari: Tani presim të hiqet virusi, sepse korona na mbyti të gjithëve. Nuk kemi ku të dalim, si të dalim por është mirë që edhe ligji mendon për ne. Po, po deri në ora 11 kam të drejtë pastaj ora 11 kthehem. Për asgjë nuk kemi vështirësi sepse për të gjithë është njëjte edhe për neve duhet të jetë ashtu.”

Qytetarja: “Vështirë, është e vështirë por duhet të jetohet kështu. Absolutisht po, dhe duhet gjithkush t’i respektoje tërësisht nëse duam që veten ta ndihmojmë, të tjerët për rreth por edhe familjen.”

Qytetari: “Vetëm për punë urgjente dhe kthehemi në shtëpi.”

Qytetari: “Po, ja dalim jashtë ndonjëherë sipas nevojës, përndryshe në shtëpi, me televizor, internet e kështu me radhë.

Qytetari: “Në shtëpi, çfarë të bëjmë. Është pak e vështirë por çfarë të bëjmë. Nuk dalim shumë shpesh, kur kemi nevoja dalim , kur nuk kemi, nuk dalim.”

Edhe në Çarshinë e vjetër pothuajse të gjitha dyqanet ishin të mbyllura. E  gjetëm një që ishte i hapur. Pronari thotë se nuk ka aspak punë.

TV21: A keni pune tani ?

Qytetari: “Punë nuk kemi aspak. Por ja vetëm kemi dal ashtu. Ne punë momentalisht nuk kemi aspak, ashtu dalim vetëm me i mbajte dyqanet. “

Në vend aktualisht në fuqi është gjendja e jashzakobnshme. Aktive është edhe ora policore, nga ora

21 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa gjatë vikendeve prej orës 16 e deri në ora 5 të mëngjesit.