Koreani kallet para ambasadës së Japonisë

TË FUNDIT

Një qytetar në Korenë e Jugut, 80 vjeçar ka djegur veten në një tubim para ambasadës së Japonisë në Seul por që nuk është në rrezik për jetën.

Ai ia ka dhënë flakën vetes në demonstratat në të cilat qindra njerëz kanë kërkuar të drejta për gratë jug-koreane, të cilat ushtarët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore i kanë detyruar të punojnë si prostituta.

Gjatë luftës së Dytë Botërore, japonezët qindra-mijëra koreane i kanë detyruar që të jenë në vijat e para të frontit dhe të punojnë si skllevër, ndërsa gratë dhunshëm kanë qenë të detyruara të punojnë si prostituta.