Kopjimi i ndaluar, por kujt i bëhet vonë? Nxënësit të detyruar të gjejnë zgjidhje për shkak të mungesës së librave

TË FUNDIT

“Me ngjyra e kemi bë se me ngjyra e kërkojnë.
Me ngjyra i keni bë! A sa kushton një? 
650 denarë  të dyja, i bije diku 10 euro”.

Kjo qytetare në Tetovë sapo bëri fotokopje librin e gjuhës angleze për vajzën e sajë.

Edhe tjerë prindër po fotokopjojnë për shkak mungesës së librave.

Kopjimi i librave është i ndaluar, por nxënësit duhet të gjejnë zgjidhje. Nga komuna e Tetovës konfirmojnë se këtë vit mungojnë rreth 20 mijë libra.

Mungesa e librave në shkolla pothuajse çdo vit është problem, ndërsa ministria e arsimit assesi të gjejë zgjidhje.