Kryeministri italian Xhuzepe Konte tha se “nuk ka fjalë” për njerëzit që e mohojnë ekzistimin e koronavirusit dhe i porositi që t’i shohin numrat.
Lidhur me paralajmërimet për tubime të kundërshtarëve të vaksinës për koronavirus dhe njerëzit që e mohojnë pandeminë, Konte iu drejtua “atyre që tubohen në Romë dhe të cilët mendojnë se pandemia nuk ekziston” dhe u përgjigj me numra: “Më shumë se 274.000 dhe rreth 35.000 të vdekur. Pikë”.
Numri i personave të infektuar në bazë ditore, i cili u zvogëlua verës dhe ishte nën 200, të premten tejkaloi 1.700, që është rritja më e madhe në nivel ditor që nga fillimi i majit.
Shumica e të sapoinfektuarve janë njerëz që po kthehen nga pushtime vjetore, kryesisht të rinj, ndërsa Konte tha se Qeveria do të intervenojë nëse punët përkeqësohen.
