Perëndimi kohët e fundit ka filluar të zhvillojë një strategji të koordinuar për të konkurruar me Kinën në Ballkan. Tashmë kjo garë ka nisur seriozisht.
Në vitin 2021, hyrja e Malit të Zi në bashkëpunim ekonomik me Kinën e la vendin në prag të kolapsit financiar. Shlyerja e pjesës së parë të borxhit rrugët e vendit prej 944 milionë dollarëve nga Banka e Eksport-Importit e Kinës duhej të përfundonte në korrik. Mospagimi i kësaj kredie mund të kishte pasoja katastrofale për ekonominë. Për shembull, mospagimi mund të çonte në klauzola kontraktuale që mudn të çonin në sekuestrimin e aseteve të infrastrukturës nga një bankë shtetërore kineze. Por pas dramës politike, dy banka amerikane dhe një franceze erdhën në ndihmë.
Papritur, vëzhguesit perëndimorë u detyruan të pranojnë përpjekjen e Kinës për të marrë nën kontroll ekonomikisht shtetin anëtar të NATO-s.
Shenjat e shtyrjes së ndikimit të Pekinit në Evropën Juglindore kanë qenë prej kohësh të qarta. Ndoshta më e dukshme mes tyre është transformimi i Serbisë në një qendër rajonale për aktivitetet e Kinës dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme të energjisë dhe infrastrukturës në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Por ka disa dinamika më pak të spikatura në lojë, si interesi i vazhdueshëm i Pekinit për infrastrukturën detare përgjatë bregut të Adriatikut dhe zgjerimi gradual i diplomacisë së tij përtej çështjeve ekonomike.
Megjithatë, Pekini ka filluar të përballet me vështirësi të mëdha. Tashmë ka humbur avantazhin e padukshmërisë, tani që aktivitetet e Kinës në rajon kanë tërhequr vëmendjen e politikanëve, protestuesve dhe studiuesve.
Anëtarësimi në NATO i vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka kufizuar disa fusha bashkëpunimi me Kinën – si infrastruktura kritike, teknologjia 5G.
Ndoshta, plani investues i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është një përgjigje e vonuar dhe e pamjaftueshme politike. Por është formulua si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj pjesëmarrjes kineze dhe do të ndihmojë në një farë mënyre që të zgjidhet problemi me mungesën e infrastrukturës me cilësi të lartë në rajon.
Ndërkohë, pakënaqësia me projektet e lidhura me Kinën po rriten. Për shembull, organizatat e shoqërisë civile organizuan një bllokadë në shkurt 2022 kundër ndërtimit të një fabrike gomash në Serbi; Minatorët boshnjakë të qymyrit hynë në grevë në dhjetor 2021 në shenjë proteste ndaj standardeve të punës dhe mjedisit në një objekt me bazë në Tuzllë; dhe OJQ-të kanë shprehur prej kohësh shqetësimin për ndikimin mjedisor të projektit për ndërtimin e autostradës në Mal të Zi.
Po shfaqen elementet e një reagimi më koherent nga perëndimi.
Në nivel kombëtar, qeveria e re gjermane ripohoi angazhimin e saj ndaj rajonit, duke adoptuar një perspektivë më të gjerë gjeopolitike. Ndërkohë, Franca ka një qasje të ngjashme si kryetare e Këshillit të Bashkimit Evropian. Për më tepër, ka anëtarë të Parlamentit Evropian që janë të përkushtuar për veprime më të mëdha për të kundërshtuar veprimet e Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Për më tepër, administrata Biden ka rritur angazhimin e SHBA-së në rajon, duke i mbështetur politikat e mëparshme (Iniciativa e “Infrastrukturës së Pastër” në infrastrukturën kritike), duke u zgjeruar në territore të reja duke miratuar sanksione kundër individëve që destabilizojnë rajonin.
Prandaj, Kina ka filluar përpjekje të ndryshme për t’iu përgjigjur ndryshimit të qasjes në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Njëra është, qasja pro “gjelbërimit” të agjendës në një nismë të veçantë dhe me formatin e bashkëpunimit “16+1” me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Tjetra është fokusi më i madh në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pasi Kina njeh kufijtë e vetë-angazhimit me firmat e mëdha. Pas largimit të Lituanisë nga ajo që ishte “17 + 1”, Pekini po e kthen qartë vëmendjen e tij drejt Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të çojë në një bashkëpunim më të thellë midis Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe mund të përshpejtojë përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të integruar vendet në rajon.
Pozicionet neutrale të politikës së jashtme si Serbia tani kanë më shumë gjasa të bëhen të paqëndrueshme.
Në përgjithësi, derisa Kina përballet me rryma të kundërta pas vitesh operimi në një mjedis kryesisht ku i është lejuar, Pekini po e rregullon gjithashtu qasjen e saj ndaj konkurrencës në rritje gjeopolitike. Në garën mes Perëndimit dhe Kinës në rajon, loja tashmë ka nisur./Vladimir Shopov/ecfr.eu/
