Konjufca: Qeverisja e mirë do të rikthehet shpejt

TË FUNDIT

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, sonte është shprehur se “qeverisja e mirë do të rikthehet shpejt”. Konjufca ka hedhur akuza ndaj qeverisë Hoti për menaxhimin e pandemisë.

Konjufca përmes një shkrimi në facebook ka theksuar se LDK-ja bashkë me PDK-në, mendjen nuk e kishin te virusi, por sipas tij te rrëzimi i qeverisë Kurti.

Sipas tij, qytetarët mezi po presin që shtetit tonë t’ia rikthejnë qeverisjen e mirë, “e cila filloi në shkurt por u ndërpre në mars”. “Kur fitorja është në zemrat dhe mendjet e njerëzve, ajo bëhet e pashmangshme.”, ka shtuar më tutje Konjufca./21Media

Qeverisja e mirë do të rikthehet shpejtSa të neveritshme këto fotot e ministrave në kulmin e pandemisë! Ta krijojnë…

Gepostet von Glauk Konjufca am Dienstag, 11. August 2020