Konfiskohen mbi 1000 armë zjarri në një shtëpi!

TË FUNDIT

Autoritetet amerikane në Los Angeles kanë sekuestruar më shumë se 1000 armë në një shtëpi, në lagjen luksoze Holmby Hills.

Agjentët e policisë në Los Angeles filluan kërkimet, pas hetimeve për një person të dyshuar për prodhim dhe shitje të armëve të zjarrit të paligjshme.

Një person u arrestua në vendin e ngjarjes, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së armëve të zjarrit. Nuk janë publikuar të dhëna në lidhje me arrestimin e personit.

Autoritetet thanë në një deklaratë se burime anonime u kanë thënë se dikush po bënte transaksione të paligjshme të armëve të zjarrit./21Media