Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në fshatin ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike

TË FUNDIT

Në fshatin ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike Tokyo 2020, është konfirmuar rasti i parë me virusin korona.

Këtë e konfirmoi në një konferencë për media drejtuesi i Tokyo 2020 Toshiro Muto. Ai theksoi se një qytetar jorezident i Japonisë i cili, ndërkohë është i përfshirë në organizimin e Lojërave kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, duke shtuar se individi tashmë është futur në karantinë jashtë fshatit.

Toshiro Muto mes tjerash tha se nuk do ta zbulonte kombësinë e personit, duke thënë se kjo mund të sillte shqetësime për jetën e tij private.

Deri më tani kanë qenë gjithsej 45 raste me Covid-19 të lidhura me Lojërat, ku përfshihen atletë, zyrtarë dhe organizatorë .

Atletët ndërkohë sapo kanë filluar të mbërrijnë për Lojërat olimpike , të cilat zhvillohen nga 23 korrik deri më 8 gusht.