KON-i vlerëson “Pekin 2022” si Olimpiada Dimërore më e balancuar nga ana gjinore

TË FUNDIT

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) deklaroi se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 janë Olimpiada Dimërore “më e balancuar nga ana gjinore” në histori.


Në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, sportistet femra zënë 45 për qind të të gjithë sportistëve.

Sipas drejtorit të sporteve të KON-it Kit McConnell, 2902 sportistë marrin pjesë në këtë edicion olimpik, 1325 prej të cilëve janë femra, duke zënë një përqindje më të lartë se kurrë më parë në Lojërat Dimërore, njoftoi agjencia.

P.sh. gjatë Olimpiadës Dimërore të Pyeongchang-ut 2018 në Korenë e Jugut, sportistet femra zunë 41 për qind të numrit të përgjithshëm, kurse organizatorët e “Pekin 2022” kërkuan një përfaqësim edhe më të madh të sportisteve femra, tha McConnell.
KON-i synon të realizojë balancën gjinore para Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026.