Komunat kërkojnë ndihmë nga Qeveria. Rryma e shkollave të faturohet si amvisëri, e jo si industriale

TË FUNDIT

Shumë komuna dhe shkolla në vendin tonë janë të mbytura në borxhe, andaj kriza energjetike po i rëndon edhe më shumë.

TV21 kontaktoi disa kryetarë të komunave në rajonit perëndimorë të vendit, dhe shqetësimi më i madh i tyre janë shkollat dhe faturat e tyre të rrymës.

Ata thonë se në muajin korrik dhe gusht kanë marrë fatura marramendëse të ndriçimit publik dhe institucioneve që i udhëheqin komunat.

Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari thotë se 1 kë energji elektrike një vit më herët ka kushtuar 5 denarë, ndërsa tani kushton 32 denarë.

 “Minimum që mund të bëjë qeveria është të ndërmarri masa.  Tarifën e energjisë elektrike për shkolla ta ndryshojë, të mos paguajnë në bazë të tregut të lirë por të paguajnë në bazë të tarifës së amvisërive. Ky do të ishte një kontribut konkret për fëmijët për institucione tona. Nuk dua të luaj rolin e viktimës. por komunat si në krizën e parë, krizën shëndetësore që na solli Covid19 dhe në këtë rast janë më të viktimizuara’’, tha Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.

Alija Jahoski kryetarë i komunës së Pllasnicës thotë se për momentin nuk kanë borxhe ndaj EVN-së dhe institucione tjera andaj, ka shpresa se do ta kapërcejnë ndoshta më lehtë se komunat tjera krizën.

ALIJA JAHOSKI-KRYETAR I KOMUNËS SË PLLASNICËS-(01;03-01:28) mkd

“Diku te 50% fatura më të larta na vijnë, por tani për tani për tani mund ta menaxhojmë ne si komunë rurale, unë jam krenar edhe me drejtorët edhe unë këtu nuk kemi borxhe por nëse vazhdojnë të vijnë faturat edhe më të larta shkollat do të ballafaqohen me problem që do të vijnë deri në problem”, tha Alija Jahoski, kryetar i Komunës së Pllasnicës.

Kryetari komunës së Strugës Ramiz Merko thotë se faturat e korrikut për ndriçimin publik ju ka ardhur  8 milionë denarë, për gushtin gusht 10 milionë denarë. Kjo komunë tani po fillon me restrikcionin për ndriçimin publik, por hallin më të madh edhe ai e ka te shkollat.

 “Nëse eskalon situata ka mundësi edhe më tepër të zgjasë restrikcioni, dhe e dyta gjithashtu që është sensitive janë shkollat ne nuk do të mundemi t’i servisojmë. Ja kemi bë me dije edhe ministrit që të marrë masa në qeveri se ne nuk do të mundemi si komuna dhe nuk kemi paraparë mjete në buxhet dhe nuk jemi të obliguar ne ti servisojmë shpenzimet e shkollave”, tha Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

Kryetari Komunës së Ohrit Kirill Pecakov këtë gjë e ka paralajmëruar disa herë pasi morri postin e kryetarit, sepse siç thotë, komunën e gjeti të ngulfatur në borxhe.

 “Ndërmarrjet Publike, situata e cilën është e tmerrshme dhe një ndërmarrje si është Ujësjellësi nuk ka aspak dritë dhe kështu si shkojnë punët problem faturat  e fundit në ndërmarrjen Ujësjellësi është 14 milionë denarë të ardhurat janë 10 deri në 10 milionë e gjysmë denarë. Rroga është mes 8, 9 milionë, që d.m.th. nuk mund të paguajmë as rrogë as rrymë”, tha Kirill Pecakov, kryetar i Komunës së Ohrit.

Kryetarët e Komunave për të kapërcyer këtë krizë energjetike shpresën e vetme e kanë tek qeveria.

error: Content is protected !!