Komuna e Tetovës i ka harruar por jo edhe Fikreta, ajo nuk frikësohet, çdo ditë i ushqen qentë endacakë

TË FUNDIT

Kjo është Fikreta Cejkoviq nga Tetova. Ajo për çdo ditë ushqen rreth pesë qen endacakë dy herë në ditë. Thotë se këta qenë janë lënë në mëshirë të fatit, pasi askush nuk përkujdeset për ta.

“E bëj çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, por sot është dita e boshnjakëve dhe nuk kamë qenë në punë dhe  kamë  dalë tani. Më vjen keq, duhet tu gjejnë strehimore. Çdo ditë enden andej e këndë dhe këta nuk kanë faj se janë qenë dhe më vjen keq. Çdo kund ku shohë qen në bazë të mundësive i ushqejë, katër, pesë i ushqejë. Ky është më i moshuari dhe nëse nuk i jep ushqim do të ngordh nga uria. A pse jo, ne çdo ditë hedhim ushqim, pse ta hedh në kosh kur mund të ja jap qenit”, tha Fikreta Cejkoviq, qytetare.

Fikreta thotë se qentë nuk janë agresivë dhe se nëse nuk i sulmon ata nuk të sulmojnë. Ajo ka frikë nga qentë e rijnë që nuk i njehë.

“Ja sa janë të rrezikshëm. Ka një i madh është. Ka edhe tre -katër tjerë para komunës ku punojë. Njerëzit frikohen nga ata por unë jo, ndoshta e shohin se nuk u bëj dëm. Tash kur vjen ndonjë i ri bëj kujdes deri sa të shohë se nuk i bëj keq por, qeni nuk sulmon kur nëse e sheh se nuk i bëj dëm”, deklaroi Fikreta Cejkoviq, qytetare.

Për Fikretën këta qen nuk duhet të qëndrojnë në rruga pasi që sipas saj tenderët nuk përfundojnë tek këta qenë.

“Obligimin e kanë se ka tenderë nga Bashkimi Europian, stërmbushur janë me para , por në vend që të përfundojnë në strehimore dhe mirë t’i ushqejnë ata i marrin për vetë për bizneset e tyre”, tha Fikreta Cejkoviq, qytetare.

Por çfarë mendojnë qytetarët tjerë?

“Mendojë që urgjentisht më merren masa dhe qentë të largohen nga rruga për shkak se shoh edhe fëmijë që shohë në shkollë kanë frikë nga qentë se qentë endacakë. Janë të rrezikshëm dhe ata mund edhe t’i sulmojnë fëmijët.”

MK “Komplet duhet të largohen, jo një apo dy, ata  janë të rrezikshëm, shko te ndonjë ndërtesë, kosh plehrash apo market më të madh, është vdekje.”

Në Tetovë nëntë muaj askush nuk merret me trajtimin e qenve endacakë. Edhe pse ky problem është premtuar se do të zgjidhet  nga ana e komunës së Tetovës, megjithatë ende nuk është hapur asnjë procedurë për furnizime publike në lidhje me këtë çështje.

 “Procedura për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë është aktualisht në fazën e procesit dhe po zhvillohet me seriozitet dhe përkushtim të plotë. Në të ardhmen e afërt (pa specifikuar kohën), do të nisim edhe me procesin e prokurimit publik, ku të gjithë palët e interesuara do të kenë mundësinë të paraqesin ofertat e tyre për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj strehimore të rëndësishme”, thonë nga komuna e Tetovës.  

Sipas të dhënave zyrtare nga sektori për punë të brendshme, në Tetovë ka më shumë kafshime edhe atë për rreth nëntë muaj  në krahasim me vitin e kaluar. Deri më 26 shtator ka pasur  84 denoncime për kafshime nga qentë endacakë. Në vitin 2022 ka pasur 62 kafshime.  Komuna e Tetovës për dy vite ka trajtuar vetëm 82 qenë endacakë,  dhe kjo tregon se numri i qeneve në Tetovë është duke u rritur, ndërsa shumica e tyre janë edhe të pa vaksinuar.