KOMUNA E STRUGËS NUK I PRITI ARBËRESHËT E ITALISË, MERKO: NUK KANË KËRKUAR MBËSHTETJE NGA NE

TË FUNDIT

Arbëreshët e ardhur nga Italia bashkë me stërnipin e Skënderbeut edhe sot po qëndrojnë në Strugë dhe Ohër.

E organizatori i mikpritjes Shpëtim Pollozhani thotë se asnjë përfaqësues i Komunës së Strugës nuk ka dalë për t’iu uruar mirëseardhje, ndonëse paraprakisht Komuna ishte vetofruar për të marr pjesë gjatë pritjes së mysafirëve.

Pollozhani gjithashtu tha se komuna nuk ndau mjete për akomodimin e mysafirëve dhe stërnipit të Skënderbeut. Pas kësaj “Këshilli Mikpritës” me vetiniciativë mbuloi gjitha shpenzimet.

“Koordinatorja tha se i kanë thënë që nuk është paraparë me buxhetin e këtij viti dhe nuk mundej të gjendeshin 1500 euro me të cilat do të mbuloheshin të gjitha shpenzimet e Arbëreshëve për kohën deri sa ata do të qëndrojnë në Strugë”, u shpreh Shpetim Pollozhani.

TV21 kontaktoi edhe kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merkon, por ai në atë moment ndodhej në Strugë. Përmes telefonit na tha se vetë e kanë bërë akomodimin, ndërsa shtoi se askush nuk ka kërkuar mjete nga komuna.

A ka ndarë mjete komuna për akomodimin e Arbëreshëve që kanë ardhur sot këtu?

“Jo, ata i kanë pasur vetë dhe porosinë e akomodimit e kanë bërë vetë, tek ART kafeja.

Kanë kërkuar nga ju mjete për këtë organizim?

“Jo Jo në asnjëfarë mënyre jo”, theksoi kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kryetari i komunës së Strugës tha se nga komuna kanë kërkuar një drek dhe shoqërimin e Arbëreshëve në Livadhi.

“Kanë kërkuar një drekë dhe t’i takojmë në komunë dhe ti shoqërojmë në Livadhi ku është edhe një përmendore e Skënderbeut dhe ju kemi thënë se kur do të duhet diçka tjetër do të jemi në shërbimin tuaj”, potencoi Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

Kryetari i komunës nuk shkoi as në Livadhi për të pritur stërnipin e Skënderbeut.

Kjo është ftesa përmes së cilës komuna i ftoi mysafirët arbëresh që të marrin pjesë në përkujtimin e Betejës së Gjergj Kastriotit.  Mysafirët shkuan por nga komuna nuk ishte askush.

Në Strugë Arbëreshët e ardhur nga Jugu i Italisë, vizituan disa vende historike dhe vende ku ka luftuar heroi kombëtar Skënderbeu. Bashke me ta ishte edhe stërnipi i Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh.

Përgatiti: Afrim Jonuzi