Kompani gjermane do të ndërtojë parkun “Virovi”! Me 69 turbina ere planifikohet prodhim i 400 megavateve

TË FUNDIT

Kompania gjermane WPD do të ndërtojë elektrocentral me erë që do të gjendet mes Kumanovës, Nagoriçit të vjetër dhe Kriva Pallankës. Planifikohet të vendosen 69 turbina ere që do të prodhojnë mbi 400 megavat energji elektrike. Në këtë projekt do të investohen 500 milion euro që është një prej investimeve më të mëdha gjermane në vend, ndërsa marrëveshja me kompaninë gjermane do të zgjasë 45 vjet.

 “Vetë projekti do të kontribuojë në uljen vjetore prej 310 mijë tonelatave dyoksid karboni, projekti i mbështet qëllimet ambicioze të Qeverisë së Maqedonisë në sferën e tranzicion energjetik me atë që mundëson energji të qasshme dhe të pastër. Me të vërtet më vjen mirë që mund të dëshmoj për përkushtimin afatgjatë të kompanisë gjermane për shkak se kjo marrëveshje do të zgjas 45 vjet”, tha Anke Holshtajn – Ambasadore e Gjermanisë.

 “Parku jonë i erës “Virovi” pritet të ketë më shumë se 400 megavat fuqi të instaluara në vlerë prej më shumë se gjysmë miliardë euro. Ajo që Qeveria e konfirmoi është statusi i investimit strategjik që është hap i rëndësishme drejt realizimit të tij. Ky vend i posedon të gjithë parakushtet e nevojshme që të jetë i pavarur në aspektin e energjisë dhe mund të mundësojë që të mbështetet vetëm në potencialet e veta për energji ripërtëritëse ku do të plotësojë pjesën më të madhe të nevojave për energji”, u shpreh Andreja Bjorn Sholet – përfaqësues i WDP.