Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kërkoi që MASH të dorëzojë të dhëna për shkollat dhe numrin e nxënësve, ndërsa MPPS të përgatisë protokollet për kopshtet

Must Read

Cipras: Micotakis duhet t’u kërkojë falje grekëve që i mashtroi dhe i mbushi me gënjeshtra, urrejtje dhe ndarje për Marrëveshjen e Prespës

Kur e zgjidhëm problemin me  fqinjët verior, zgjodhën  ta ngrejnë vendin në këmbë,  ndërsa tani kryeministri i...

Gjenden 28 emigrantë në dy lokacione në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se sot herët në mëngjes, në aksione të ndara në fshatrat...

Under nga Roma tranferohet në Leicester

Skuadra angleze po përforcojnë radhët e tyre për sezonin e ri. Leicester City...
- Advertisement -

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse në mbledhjen e sotme kërkoi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të dorëzojë të dhëna për të gjitha shkollat në të gjitha komunat në shtet dhe numrin e fëmijëve në të gjitha paralelet, të cilat janë të dhëna kyçe që të përcaktohet se ku eventualisht do të kishte mësim onlajn dhe ku do të ishte e sigurt që të zhvillohet mësimi edhe me prani fizike, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u diskutua për planin për mbajtjen e mësimit në shkolla në vitin shkollor  2020/2021 të përgatitur nga MASH-i nga aspekti i sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në procesin mësimor – nxënësit, arsimtarët, personeli ndihmës, si dhe nga aspekti i parandalimit të përhapjes së infeksionit me virusin korona në shkolla.

- Advertisement -

Në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u bisedua edhe për protokollet për fillimin e punës në kopshte. Konkluzioni ishte se një pjesë e protokolleve duhet të përgatiten nga ana e MPPS-së, të shqyrtohen dhe pastaj të sillet vendim në lidhje me fillimin e punës së kopshteve.

Ishte shqyrtuar edhe informacioni për vendosjen e testeve PCR për qytetarët nga vendet e rrezikshme të cilët transitojnë përgjatë shtetit tonë. Për momentin Komisioni vazhdon që syhapur të ndjekë situatën dhe nëse vërtetohet se ka nevojë, nuk përjashtohen masa shtesë. Me masat ekzistuese, qytetarët të cilët transitojnë përgjatë shtetit nënshkruajnë deklaratë se për tri orë do ta lëshojnë vendin dhe nuk paraqesin rrezik për përhapje të virusit korona në vendin tonë, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

- Advertisement -
  • Tags
  • 5

Cipras: Micotakis duhet t’u kërkojë falje grekëve që i mashtroi dhe i mbushi me gënjeshtra, urrejtje dhe ndarje për Marrëveshjen e Prespës

Kur e zgjidhëm problemin me  fqinjët verior, zgjodhën  ta ngrejnë vendin në këmbë,  ndërsa tani kryeministri i Maqedonisë së Veriut i lavdëroi...

Gjenden 28 emigrantë në dy lokacione në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se sot herët në mëngjes, në aksione të ndara në fshatrat Vaksincë dhe Llojan të Kumanovës...

Under nga Roma tranferohet në Leicester

Skuadra angleze po përforcojnë radhët e tyre për sezonin e ri. Leicester City kanë konfirmuar transferimin e talentit...

Nesër merret vendim për qëndrimin ditor në shkolla

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër në mëngjesin do të takohet që ta shqyrtojë mundësinë për vendosjen e qëndrimit ditor në shkolla, ndërsa...

Në Moskë më shumë se 60.000 vullnetarë për vaksinën ruse

Më shumë se 60.000 njerëz  u paraqitën vullnetarisht të marrin pjesë në testimin e vaksinës ruse kundër Kovid-19 në Moskë, deklaroi sot...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -