Komisioni Evropian propozoi “Covid pasaporta”

TË FUNDIT

Komisioni Evropian sot propozoi vendosje të Certifikatës së gjelbër digjitale për udhëtim në vendet e BE-së, të njohur si “kovid pasaporta”, e cila do të përmbajë të dhëna nëse personi është vaksinuar kundër koronavirusit, nëse ka fituar imunitet pas infeksionit ose ka PCR test negative.

“Funksioni i kësaj certifikate është që të konfirmojë nëse personi është vaksinuar, nëse ka test negativ ose po shërohet nga Kovid-19 dhe ka antitrupa”, deklaroi para gazetarëve kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen.

Ajo shtoi se të dhënat nga “kovid pasaporta” do të njihen nga të gjitha vendet anëtare.

“Qëllimi i certifikatës është të lejojë lëvizjen e lirë në mënyrë të sigurt,” theksoi Fon der Lajen.