Kolonë veturash të parkuara në trotuar/ Në qendër të Shkupit këmbësorët detyrohen të ecin në rrugë

TË FUNDIT

Vetura të parkuara në trotuare, e këmbësorë që ecin në rrugë. Kjo është pamja përgjatë rrugës Filipi i Dytë ndërmjet Ministrisë për Sistem Politik dhe Ministrisë së Jashtme nga njëra anë dhe Policisë Financiare nga ana tjetër.

Kjo kolonë veturash të parkuara po detyron qytetarët të ecin në rrugë ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë ndërmarrë masa për heqjen e veturave nga aty.
“Ju njoftojmë se nga ana jonë në rr. Filipi i Dytë, si dhe në të gjithë rrethinën e qytetit të Shkupit vazhdimisht ndërmerren masa ndaj automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt nëpër trotuare dhe rrugë. Nga shkurti e deri tani në rrugën e lartpërmendur me automjet special Merimangë janë hequr dhe janë shqiptuar 100 sanksione për parkim jo të rregullt.”- thonë nga MPB-ja.
Për pa rregullsitë në këtë rrugë pyetëm edhe Qytetin e Shkupit nga ku na thanë se sipas ligjit për tërheqjen e veturave, NP Parkingu i Qytetit vepron pas urdhrit të lëshuar nga policia. Këta të fundit nuk u përgjigjen në pyetjen e TV21 nëse kanë tërhequr apo jo vetura të parkuara në mënyrë jo ligjore në këtë pjesë të rrugës.
Përndryshe, parkimi i veturave ende vijon në të njëjtën mënyrë gjatë ditëve të punës, ndërsa të vetmet ditë kur gjatë javës trotuari është i lirë janë e shtuna dhe e diela.

error: Content is protected !!