“Kokainë” në një lokal në Tetovë, tre persona privohen nga liria

TË FUNDIT

Më 5 maj në Rr. “Marshal Tito”, në Tetovë në ora 15 e 20 minuta pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë kryer bastisje në hapësirat e një lokali në të cilën kanë qëndruar 40 vjeçari me inicialet P.C nga qyteti i Zagrebit, Republika e Kroacisë ndërsa si shoqërues të tij kanë qenë S.I 25 vjeç nga Tetova dhe N.Z 28 Vjeç nga fshati Vrutok i Gostivarit. Nëpunësit policorë gjatë bastisjes në një tavolinë kanë gjetur një qese najloni me Kokainë si dhe një shishe plastike prej 0.5 litra me materie të panjohur lëngu si dhe mjete tjera me mbetje të kokainës. Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë dhe pas zbardhjes të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim adekuat, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.