Koçoska tha se me ribalancin sigurojmë mjete për të gjitha obligimet, reagon Bytyqi: Do të ketë ekonomi të Frankenshtajnit

TË FUNDIT

Rebalanci i buxhetit para deputetëve në Komisionin për financa dhe buxhet. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318 miliardë e 150 milion denarë dhe shënojnë rritje prej 8 miliardë e 22 milion denarë, ndërsa të dalat në nivel prej 362 miliardë e 815 milion denarë për çka rriten për 19 miliardë e 178 milionë denarë. Ministrja e financave Gordana Dimitrievska-Koçoska tha se me ndryshimet e buxhetit sigurohen mjete për gjithë atë që është paraparë me Ligj dhe nuk janë planifikuar mjete.

Nga opozitarja LSDM paralajmëruan se do të parashtrojnë amendamente për rebalancin. Fatmir Bytyqi tha se nuk janë të sakta akuzat e këtij pushteti se nuk kanë lënë para në buxhet, për shkak se nuk mund të bartësh diçka nga një enë e zbrazët në një enë tjetër të zbrazët. Në lidhje me rebalancin theksoi se në vend të konsolidimit financiar, ka destruksion të plotë financiar.

Reagime për uljen e Buxhetit për gjyqësorin, ku hiqen më shumë se një milion euro kishte nga Këshilli buxhetor gjyqësor, si dhe nga prokurori shtetëror publik Lupço Kocevsi, prej ku thanë se kjo do të pasqyrohet në punën dhe efikasitetin e gjyqësorit. Për propozim-ndryshimet e Buxhetit për vitin 2024, deputetët parashtruan 58 amendamente të cilat duhet të shqyrtohen për më së shumti dhjetë ditë.