Koçkov: Kishte nje grup në Viber prej ku merrnim informacione se kur të dalim në protesta

TË FUNDIT

Antonio Koçkov, gjatë dëshmisë së tij në gjykatën Penale për lëndën 27 Prilli, tha se ata kanë pasur një grup në Viber dhe nëpërmjet atij grupi janë dhënë informacione se kur duhet të dalin në protesta.

Ai theksoi se nuk e di se kush i ka dhënë informacionet por beson se ka qenë ndonjë nga kryesorët, gjegësisht dikush që e njihte mirë gjithë situatën.

-Pas një marrëveshjeje të mëparshme tek grupi në Viber, para protestës jemi mbledhur tek Muzeu i VMRO-së,-tha Koçkov, i cili shtoi se më 27 prill ai nuk ka qenë prezent në ato protesta.

Koçkov tha se ka ardhur më vonë kur ka ndodhur sulmi në Kuvendi.

-Hyra në sallën e Kuvendit, dyert ishin të hapura në pjesën ku mbaheshin seancat. Shkova në Kuvend sepse kishte njerëz nga partia që duhej të më shihnin sepse më kanë ndihmuar të punësohem dhe si falënderim ishte pjesëmarrja ime në Kuvend, -deklaroi Koçkov./TV21