Në seancën e sotme Shtabi komunal i Krizave të Koçanit vendosi të kërkojë nga Qeveria të njëjtat masa mbrojtëse si në Kumanovë, pra kufizim shtesë të lëvizjes së qytetarëve nga e hëna deri të premten në periudhën nga 16:00 deri në ora 5:00, dhe gjatë fundjavave nga ora 16:00 të premten deri në orën 5 të hënën.
Arsyeja për këtë është rritja e shpejtë e numrit të personave të inektuar në rajon me çka është përcaktuar që ekzistojnë tre vatra të përhapjes së infeksionit.
Komuna do të udhëzojë punonjësit në administratën publike të cilët nuk kanë shfrytëzuar pushimin vjetor nga pjesa e fundit dhe e para e këtij viti, ta bëjnë këtë deri më 31 maj, në mënyrë që të zvogëlohen kontaktet sociale. Gjithashtu, në komunikim me njësitë lokale, do të formohet shtabe krizash, të cilat do të duhet të shkëmbejë informacione përmes telefonit me autoritetet, me qëllim të monitorimit të situatës në mikro-vendbanimet, tha kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev.
Qendra për Shëndet Publik në Koçan njoftoi se ata po presin rezultatet për 60 testet e kryera. Numri i të infektuarve pritet të rritet me shpejtësi në ditët në vijim.