Katër anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri tek kryetari dhe nënkryetarja e komisionit kanë dërguar inicitivë që sot të thërrasin seancë për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare 2020.
Boris Kondarko, Janaqe Vitanovski, Radica Risteska dhe Enver Salihi janë katër anëtarët që kanë nënshkruar për thirrje të seancës. Tre të parët janë anëtarë që i ka propozuar LSDM-ja, ndërsa Salihin në KSHZ e ka propozuar Lëvizja Besa.
Ndërkaq kryetari Oliver Derkoski është nga VMRO-DPMNE ndërsa nënkryetarja Ditmire Shehu nga BDI. TV21 mëson se përveç që Derkoski e Shehu nuk janë paraqitur në punë, janë edhe të pakapshëm në telefon nga kolegët e tyre anëtarë të KSHZ-së.
Derkovski të premten pati paralajmëruar për thirrje të seancës për sot (e diel), por këtë gjë nuk e bëri. Kështu 4 anëtarët e KSHZ-së të koalicionit “Mundemi” përmes iniciativës kërkojnë vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore në përputhje me dekretin e ri të qeverisë, e që gjatë ditës së sotme kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski të thërrasë seancë dhe të vazhdojë rendin e ditës. Po ashtu kërkohet që në këtë seancë të sillet edhe orari i reviduar ku do të parashikohen të gjitha veprimet e mbetura zgjedhore.
Në dokumentin e sigutuar nga TV21 po ashtu shkruhet se që nga nesër, 15 qershor 2020, do të duhej të nisë fushata zgjedhore.
“Konsideorjmë se është e nevojshme si pjesë e veprimeve më urgjente të bëhet tërheqja e shortit për shpërndarjen e lokacioneve për panotë dhe billbordet reklamuese për reklamim politik dhe gjithashtu është e nevojshme që menjëherë të firmohet Kodeksi për zgjedhje fer dhe të lira nga ana e partive politike dhe pjesëmarrësit në zgjedhje” shkruhet në iniciativë.
Në fund po ashtu kërkohet që KSHZ me shkrim t[i njoftojë partitë politike për nevojën e shpërndarjes së materialit reklamues të paraparë me dispozitat ligjore./TV21

