Klubi i mundjes “Shkupi” kthehet nga Sofja me 4 medalje! Eren Murtezi fitoi medaljen e artë

TË FUNDIT

Klubi i mundjes “Shkupi” ka shënuar sukses në Sofje të Bullgarisë, ku në mesin e 300 garuesve nga 7 shtete, u kthye me 4 medalje në Maqedoninë e Veriut.

Shkupjani Eren Murtezi fitoi medaljen e artë.

“Kanë qenë të fortë, aq sa kam ushtruar në trening, aq kam arritur. Prindërit më thanë bravo dhe më përqafuan”, tha Murtezi.

Trajneri Jasin Rexhallari tha se puna u shpërblye.

“Ereni çdo herë në trajnim është aktiv, e jep maksimumin edhe ja puna e tij e palodhshme jep rezultate, edhe pse kundërshtarët e tij ishin më të mëdhenj në moshë, Ereni e tregoi veten”, tha trajneri Rexhallari.