Klubi i karatesë “Uskana” nga Kërçova do të përfaqësojë Maqedoninë në Kampionatin Botëror të Karatesë

TË FUNDIT

Dje, në Ohër u mbajt “Kupa e Maqedonisë” për karateistet kadetë, junior dhe U-21 ku morën pjese garuesit me cilësor nga te gjitha klubet e vendit tonë
Kjo kupe ishte edhe përzgjedhëse për Kampionatin Botëror të karatesë që do të mbahet nga 26-30 Tetor 2022 ne Konya te Turqisë, po ashtu edhe për Kampionatin Ballkanik të karatesë që do të mbahet nga 04-06 Nëntor 2022 në Mal të Zi.
Në këtë kupë morën pjesë edhe dy garuesit me cilësor të klubit të karatesë “Uskana” nga Kërçova, Nuredin Dervishi (kadet) dhe Anastasija Mingovska (juniore) të udhëhequr nga trajneri i tyre Prof. Nexhbi Dervishi, njëherazi edhe trajner i kadetëve ne disiplinën kata në kuadër të Federatës se Karatesë së Maqedonisë.
Ne një konkurrencë mjaft të ashpër Nuredini dhe Anastasija arritën që t’i deklasojnë të gjithë kundërshtaret me rezultate bindëse dhe të dëshmojnë se janë më të mirët në kategoritë e tyre përkatëse, duke u stolisur me medalje ari. Qe te dy vazhduan të jenë pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe fituan te drejtën për pjesëmarrje në kampionatin ballkanik dhe kampionatin me te rëndësishëm të karatesë, atë botërore.