Klinikat private do ndihmojnë në Klinikat shtetërore! Zhan Mitrev ka thënë po, Sistina s’ka logjike ekonomike për çmime të ulëta

TË FUNDIT

Pesë mjek nga Sistina, dy nga Remedika dhe një nga Zhan Mitrev do të ndihmojnë në mjekimin e pacientëve që janë të hospitalizuar në kovid qendrat në Shkup. Kjo është dakorduar në takimin me Ministrin për shëndetësi, Venko Filipçe, me drejtorët mjekësor të tre klinikave private. Filipçe tha se kanë biseduar edhe për uljen e çmimit të mjekimit në klinikat private, por këtë e ka pranuar vetëm klinika Zhan Mitrev, ndërsa nga Sistina kanë thënë se nuk kanë logjikë ekonomike që ta bëjnë këtë gjë.

 “Tema e dytë e bisedimeve kanë qenë çmimet dhe edhe pse apelova që kjo të bëhet për shkak se është krizë, pandemia e cila është çështje specifike në botë, d-r Zhan Mitev shprehi gatishmëri dhe tha se sot do të konfirmojë nëse do të ulin çmimet për një përqindje të caktuar, ndërsa nga Sistina qartë na thanë se këtë nuk mund ta bëjnë për shkak se nuk kanë logjikë ekonomike.

-Shteti nuk ka ndonjë mekanizëm as në gjendje të jashtëzakonshme?

Formalisht-juridikisht nuk kemi asnjëfarë mekanizmi”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.