Të gjithë e duan çokollatën. Por duket se shumë pak e hanë atë siç duhet, pasi miliona njerëz bëjnë një gabim shumë të zakonshëm.
Sipas shkencëtares së ushqimit Natalie Alibrandi, çokollata nuk duhet të ruhet në frigorifer pasi nivelet e lagështisë janë shumë të larta. Përkundrazi, temperatura ideale për ruajtjen e çokollatës është 18 gradë Celsius.
Nëse një çokollatë shkërmoqet ose shkrihet shumë shpejt në duart tuaja, atëherë ndoshta nuk është ruajtur siç duhet.
Për më tepër, kur ruani çokollatat tuaja në frigorifer, mund të shihni që sipërfaqja e tyre bëhet e bardhë ose mund të zbuloni se shija e tyre është ndryshuar nga erërat e ushqimeve të tjera.
Megjithatë, ky është të paktën një gabim i zakonshëm, pasi një sondazh i kryer në Britani tregoi se 78% e të anketuarve mbajnë çokollata në frigorifer.
