Të reshurat e borës në rajonin e Pollogut kanë vështirësuar trafikun në qytet. Edhe pse autoritetet komunale kanë dalë në terren që në orët e para të mëngjesit, bie në sy se trotuaret në rrugët kryesore të qytetit janë të pa pastruara.
Nga Ndërmarrje Komunal e cila merret edhe me pastrimin e rrugëve edhe trotuareve thonë se kanë angazhuar të gjithë mekanizmat për pastrim.
“N.P.K. “Tetova” me të gjithë mekanizmat është aktivizuar në mirëmbajtjen e rrugëve për shkak të reshjeve të borës. Gjatë orëve në vijim do të bëhet edhe hedhja e kripës dhe rërës. Kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që rrugët e qytetit dhe fshatrave të malësisë të jenë të qarkullueshme”, thanë nga NPK “Tetova”.
Kjo është gjendja në hyrje të fshatit Shipkovicë. Në këtë pjesë rrugët janë të pastruara, por duhen pajisjet dimërore.
“Gjendemi në fshatin Shipkovicë ndërsa rrugët deri në fshatin Bozovcë janë të pastruara edhe të kalueshme në kushte dimërore”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.
Banorët e Shipkovocës thonë se në krahasim me vitet e tjera këtë vit pastrimit të rrugëve i është kushtuar më shumë rëndësi.
“I shihni ju vetë katastrofë, sivjet më mirë ka qenë mirëmbajta e rrugëve në krahasim me vitet paraprake”.
“Duket se pastër janë, janë mbajt më mirë se tjera herë”.
“Rrugët me borë , kalohet më vështirësi”.
Të reshurat e borës parashihet që të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa komuna e Tetovës për pastrimin e rrugëve këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, ka angazhuar Ndërmarrjen Publike Komunale për mirëmbajtjen e rrugëve e cila në bazë të nevojës angazhon edhe kompani private për mirëmbajtjen e rrugëve.
