Kirjaz: Ka çështje si Maqedonia dhe Bullgaria në shumë vende të BE-së

TË FUNDIT

Nënkryetari i Internacionales Liberale, Emil Kirjaz, sonte në emisioni “Click Plus” në TV21 theksoi se çështje të tilla si Maqedonia dhe Bullgaria ekzistojnë në shumë vende të Bashkimit Evropian.

“Çështje të tilla ekzistojnë në të gjithë Evropën. Ato gjenden në Spanjë, midis çekëve dhe sllovakëve. Gjithashtu në ishujt britanikë midis irlandezëve dhe britanikëve për çështje të historisë dhe qeverisjes së përbashkët- tha Kirjaz”.