Kinoteka kumtoi se vazhdon me shfaqjen e filmave në kinemanë verore nën qiell të hapur.
Pas ciklit të jashtëzakonshëm të filmave me Çarli Çaplinin, fundi i korrikut dhe një pjesë e mirë e gushtit janë rezervuar për mjaft tituj interesantë dhe intrigantë, theksuan nga Kinoteka.
Në kuadër të programit do të shfaqen: më 30 korrik filmi britanik “Vrasja e drerit të shenjtë” në regji të Jorgos Lantimos, më 31 korrik filmi “Lufta e ftohtë” e regjisorit Pavel Pavlikovski, më 1, 8 dhe 17 gusht filmi jugkorean “Parazit” në regji të Bong Xhun Ho, më 5 gusht filmi zviceran “Ku takojmë” në regji të Zhaklin Cind, më 7 gusht poashtu filmi zviceran “Kronofobia” në regji të Françesko Ricit, më 10 gusht filmi italian “Ata” në regji të Paolo Sorentinos, më 11 gusht filmi dokumentar “Bitëlls: Tetë ditë në javë” në regji të Ron Hauard, më 12 gusht filmi dokumentar “Pavaroti” në regji të Ron Hauard.
Më 13 gusht do të shfaqet filmi “Klimaks” në regji të Gaspar Noe, m[ë 14 gusht filmi “Dorëza e artë” në regji të Fatih Akin, më 15 gusht filmi “Oficeri dhe spiuni” në regji të Roman Pollanskit, dhe më 18 gusht filmi “Lypsari nga plazhi” në regji të Harmoni Korin.
Fillimi i shfaqjes së filmave është në orën 21:00.