Alataw Pass, një terminal i madh hekurudhor i mallrave i vendosur në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur, në veriperëndim të Kinës, ka parë një rritje të fuqishme të numrit të trenave të mallrave Kinë-Evropë në tremujorin e parë të këtij viti, citon “Xihua”.
Interporti hekurudhor u përshkua nga një total prej 1918 trena mallrash Kinë-Evropë, një rritje prej 56.7% me bazë vjetore, e cila transportonte mallra për një vlerë prej 10.01 miliardë dollarë, një rritje prej 80.5% krahasuar me një vit më parë, sipas autoriteteve lokale.
Aktualisht, interporti përshkohet nga 22 rrugë që lidhin 13 vende duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Belgjikën dhe Rusinë. Artikujt kryesorë të eksportuar përmes Alataë Pass përfshijnë automjete dhe pjesë auto, pajisje shtëpiake dhe produkte të përditshëm, ndërsa importet përfshijnë makina dhe pjesët e tyre, fije pambuku dhe lëndë drusore.
