Kinë: Parkingu “përbiu” 21 automobila, pesë persona të zhdukur gjatë rrëshqitjes së dheut

TË FUNDIT

Pesë persona konsiderohen të zhdukur në provincën Junan pasi rrëshqitjet e dheut shkatërruan dy shtëpi, informojnë mediat kineze.

Shirat e rrëmbyeshëm sezonalë dhe tajfunët shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, kështu që në provincën Siçuan 21 automobila të parkuar ranë në një gropë, pasi betoni i parkingut u rrëzua gjatë natës. Askush nuk është lënduar.

Tajfuni Higos, i cili së pari e goditi Hong Kongun, gjatë natës arriti deri në provincën Guandgong, me erëra prej 126 kilometra në orë, bëri të ditur qendra meteorologjike kineze.

Tajfuni kaloi në stuhinë tropikale pasi vazhdoi të lëvizë kah rajoni fqinj Guanxhi, ku ishin evakuuar më shumë se 65.000 persona, shkollat ishin mbyllur, ndërsa barka të shumta të peshkatarëve ishin kthyer në portet.

Erërat rrëzuan drunj, që shkaktuan ndërprerje të linjave elektrike, ndërsa vërshimi më i madh e goditi provincën Siçuan./MIA