Kina dhe Brazili zgjerojnë bashkëpunimin në shumë fusha me interes reciprok

TË FUNDIT

Të shtunën, presidenti brazilian Lula da Silva u takua në Rio -de – Zhanejro me kryeministrin kinez Li Qiang.

Presidenti Lula gjatë takimit nënvizoi se Brazili i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe është i gatshëm të punojë me palën kineze për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të forcuar më tej shkëmbimet e nivelit të lartë, për të promovuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë, shkencës e teknologjisë, financave e hapësirës ajrore dhe për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Lula mirëpriti pjesëmarrjen e Kinës në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Belém.

Kryeministri Li theksoi se Kina është e gatshme të punojë me Brazilin për të shfrytëzuar epërsitë përplotësuese të njëri-tjetrit, për të konsoliduar dhe thelluar bashkëpunimin dypalësh në tregti, financë, ndërtimin e infrastrukturës etj., në kuadër të ndërtimit të përbashkët me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e ekonomisë digjitale, ekonomisë së gjelbër, inovacionit shkencor e teknologjik, hapësirës ajrore etj., dhe për të shtuar hovin e zhvillimit të të dy vendeve. Të dy palët duhet të organizojnë së bashku vargun e aktiviteteve të “Vitit Kulturor Kinë-Brazil” 2026, të forcojnë bashkëpunimin arsimor, rinor, shëndetësor etj., të lehtësojnë më tej shkëmbimet e personelit dhe të konsolidojnë bazën e opinionit publik për bashkëpunimin miqësor Kinë-Brazil. Kina dhe Brazili janë të dyja mbrojtëse të multilateralizmit dhe tregtisë së lirë. Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkërendimin me Brazilin në mekanizmat shumëpalësh, si Kombet e Bashkuara, BRICS dhe G20.

Pas takimit, të dyja palët dëshmuan së bashku nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit në fushat e financave, inteligjencës artificiale, lidhjes së strategjive të zhvillimit, hapësirës ajrore etj.