Kim Jong Un takohet me Putinin

TË FUNDIT

Samiti i tyre i parë

Kim Jong Un i Koresë së Veriut dhe presidenti rus, Vladimir Putin janë takuar për samitin e tyre të parë.

Të dy kanë shtrënguar duart në ishullin Russky afër qytetit port të Vladivostok, në lindjen e Rusisë.

Kremlini zyrtar ka bërë të ditur se krerët do të diskutonin për denuklearizimin, por Kim ka deklaruar se ishte duke kërkuar mbështetje, pasi bisedimet me SHBA kishin dështuar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kim ishin takuar në Hanoi muaj më parë, por nuk kishin arritur marrëveshje mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Kur ka mbërritur në vend të mërkurën, udhëheqësi i Koresë së Veriut ka përshëndetur zyrtarët rusë me ngrohtësi.

“Shpresoj që gjatë bisedimeve me presidentin e respektuar Putin, unë do të jem në gjendje të diskutojë në mënyrë konkrete çështjet lidhur me zgjidhjen e situatës në gadishullin korean dhe zhvillimin e marrëdhënieve tona bilaterale”, ka deklaruar lideri i Koresë së Veriut.

Po ashtu, ai ka thënë se ky është një takim shumë i dobishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilët kanë një miqësi dhe histori të gjatë.