Khamenei fajëson “armiqtë” e huaj: Po shkaktojnë trazira në Iran për të përmbysur Republikën Islamike

TË FUNDIT

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei fajësoi për protestat e fundit në Iran “armiqtë” e huaj që kërkojnë të përmbysin qeverinë në Republikën Islamike.

Ai tha se armiqtë po bënin një luftë psikologjike kundër Iranit, duke e akuzuar atë për pirateri për kapjen e dy anijeve greke, pasi Shtetet e Bashkuara konfiskuan naftën iraniane nga një cisternë.

“Sot, shpresa më e rëndësishme e armiqve për t’i dhënë një goditje vendit bazohet në protestat popullore,” tha Khamenei, duke iu referuar protestave njëjavore për shembjen e një ndërtese në Iranin jugperëndimor muajin e kaluar që vrau 37 njerëz.

“Por llogaritja e armiqve është po aq e gabuar sikurse më parë,” tha ai në një fjalim televiziv në 33- vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të revolucionit islamik të Iranit të vitit 1979, Ajatollah Ruhollah Khomeini.