“Këtë vit, gjendja është ndërlikuar edhe më shumë për shkak të pandemisë së Kovid-19”, tha Pendarovski në 75-vjetorin e OKB-së

TË FUNDIT

Në ngjarjen e nivelit të lartë, që u mbajtur mbrëmë në New York (Nju Jork) për 75-vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesëmarrës nëpërmjet video-lidhjes ka qenë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Duke folur për sfidat, tha se të njëjtat janë shtuar nga pandemia e Kovid-19.

“Këtë vit, gjendja është ndërlikuar edhe më shumë për shkak të pandemisë së Kovid-19. Përskaj vuajtjeve që i shkaktoi, pandemia zbuloi dobësi në rendin ndërkombëtar dhe sistemet e pabarabarta të botës sonë. Na mbeten edhe 10 ditë që ta realizojmë Agjendën 2030 dhe Marrëveshjen klimatike të Parisit. Që t’i arrijmë qëllimet për zhvillim përmbajtjesor ne duhet njëkohësisht t’i zbusim pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë. Këtë mund ta arrijmë nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetet global për çfarë na duhen Kombe të bashkuara të fuqishme dhe efektive, të reformuara dhe të adaptueshme për realitetin e ri”, tha Pendarovski.

Ai ka folur për rëndësinë e formimit të kësaj Organizate dhe ndikimin për të parandaluar konflikte të shumta në botë, por megjithatë,vlerësoi, se për shkak të shumë pengesave në punën e saj, në botë ende ka tensione dhe konflikte.

“Formimi i Kombeve të Bashkuara është njëra nga projektet globale më të rëndësishme dhe njerëzore. Por, organizata ynë mund të jetë efikase as sa shtetet-anëtare do t’i mundësojnë. Për shkak të pengesave të numërta në punën e saj, në botë ende ka tensione dhe konflikte, miliona emigrantë, eksploatim i pakontrolluar i natyrës dhe cenim të dinjitetit njerëzor. Ndaj problemeve të vjetra u shtuan edhe probleme të reja akute, siç është terrorizmi global, krimi i organizuar dhe ndarja digjitale”, deklaroi mes të tjerash, Pendarovski.

Ka folur edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e paqes por edhe përmendi kontributin e OKB-së në procesin e zgjidhjes së çështjeve kontestuese me fqinjët./TV21