Këtë javë pritet të publikohet raporti i FIDIC! A do të vazhdojë kompania kineze punimet në autostradën Kërçovë-Ohër?

TË FUNDIT

Këtë javë pritet të përfundojë raporti i ekspertëve të FIDIC për autostradën Kërçovë-Ohër, me çka pritet të shihet nëse do të vazhdohet kontrata me realizuesin kinez, kompaninë Sinohydro, njoftoi ministri Bllagoj Boçvarski, shkruan TV21. Autostrada fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos për në qershor 2021, ndërsa së fundmi dështoi afati për dhjetor të këtij viti. Projekti ka nisur para 10 vjetëve, është dashur të kushtojë 378 milionë euro, por shuma është dyfishuar dhe është rreth 600 milionë euro.

“Raporti është në përpunim, unë pres që gjatë kësaj jave organi mbikëqyrës dhe FIDIC ekspertët ta dorëzojnë në Ndërmarrjen Publike për rrugët shtetërore dhe deri tek Ministria, pas çka do të kërkojmë të rishikohet ai raport në seancë të Qeverisë”, pohoi mes tjerash Boçvarski./tv21.tv